Bekteshi: Kompanitë e rajonit të Pollogut do të përkrahen nga Ministria e Ekonomisë (FOTO+VIDEO)

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot ka vizituar kompanitë e rajonit të Pollogut. Me këtë rast ai ka vizituar kompaninë “Vezë Sharri” sallonin “Auto Cem” dhe “Metaleks”- kompani për prodhime të metalit.

Ministri Bekteshi u ka ofruar mbështetje kompanive në fjalë dhe njëherësh i ka njoftuar me masat që ofrohen nga shteti.

Shoqatës për prodhim, tregti dhe shërbime “Elektro Sharri” në Trebosh nga ana e Komisionit rregullator i është dhënë licencë për prodhim të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme të biogazit dhe biomasës me vlefshmëri të licencës deri në 03.02.2050.

Kompanitë e rajonit të Pollogut do të përkrahen nga Ministria e Ekonomisë

Kompanitë e rajonit të Pollogut do të përkrahen nga Ministria e EkonomisëКомпаниите од Полошкиот регион ќе бидат поддржани од Министерството за Eкономија

Publiée par Kreshnik Bekteshi sur Vendredi 18 janvier 2019

“Të njëjtës Shoqatë në shkurt të vitit 2015 i është dhënë vendim i përfitimit të statusit të prodhuesit preferencial të energjisë elektrike nga  burime të rinovueshme të energjisë së biogazit dhe biomasës ‘Termocentrali i gazit Elektro Sharri’ me fuqi të instalimit prej 999 kë me lokacion në Trebosh të komunës së Zhelinës. Fuqia e instaluar e termocentralit është 999 kë, ndërsa prodhimi i planifikuar vjetor i energjisë elektrike arrin në 8.191.800 kw për orë. Ky vendim, vlen deri më datë 20.02.2030”, bëjnë të ditur nga ministria e Ekonomisë.

Poashtu, për këtë “Termocentral të gazit Elektro Sharri” jepet pëlqim për tarifë preferenciale prej 18 €¢/kwh me periudhë të shfrytëzimit të tarifës prej 15 vjetësh.

Ndërkohë, lidhur me gjendjen me protestat e pazarxhinjve në Shkup rreth zbatimit të Ligjit për tregti të tregjeve të gjelbra, ministri Bekteshi tha se kjo mund të zgjidhet me bisedime të ndërsjella, por edhe përfshirjen e institucioneve tjera në këtë proces.

Ai theksoi se për kërkesën rreth shtyrjes së zbatimit të Ligjit ose heqjen e tij si ministri nuk kanë kompetenca, por se kjo është kompetencë e Kuvendit.

“Në momentin e miratimit të këtij Ligji në janar të vitit të kaluar oda e vetme e cila punonte atëherë dhe e cila dërgoi kërkesë për dhënien e licencave për shitje në tregjet e gjelbra ishte Oda e Tregtarëve të Maqedonisë. Odat tjera të cilat tani dërgojnë kërkesë që edhe ato të marrin pjesë në dhënien e këtyre licencave janë formuar shumë më vonë. Si Ministri jemi të obliguar që t’i zbatojmë detyrimet të cilat dalin nga ky ligj dhe kompetenca jonë e vetme ishte sjellja e akteve dhe rregullave nënligjore gjë të cilën edhe e bëmë. Për heqjen ose shtyrjen e Ligjit të drejtë ka vetëm Kuvendi i Republikës së Maqedonisë”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.