Bekteshi: Per herë të parë kontrolli i naftës në pikat e furnizimit (VIDEO)

Për herë të parë shteti pajiset me laborator mobil për kontrollin e cilësisë së derivateve të naftës. Fillojmë me kontrolle drejtpërdrejt në pompat e benzinës si dhe të gjithë importeve me te vetmin qellim sigurinë e qytetareve për tu furnizuar me derivate cilësore.

Çdo parregullsi mund ta paraqisni në Inspektoratin e tregut, pasi që tani në kohë rekord dhe ne vend-ngjarje mund të matet kualiteti i naftës.

Maqedonia është furnizuar me laborator mobil për kontrollin e cilësisë së karburanteve që përdoren në vend. Shteti për këtë laborator do të paguaj rreth 600 mijë euro. Informacionin e ka konfirmuar edhe vet Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Nuk është i rëndësishëm çmimi i laboratorit mobil, por fakti se qytetarët do të mundem të japin rekomandime në Inspektoratin shtetërorë të tregut apo në Ministrinë e Ekonomisë si institucione përgjegjëse obligohemi t’i kontrollojmë këto pika të karburantit, ku është mbushur benzinë apo nëse ka pasur problem në ndonjë automobil të qytetarëve”, është shprehur Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi pas paralajmërimeve për hapjen e këtyre laboratorëve.

Bëhet fjalë për makina me standarde të larta teknologjike të cilat do të bëjnë verifikimin e cilësisë se derivateve të naftës nëpër pikat e karburanteve, të njëjtat i përkasin teknologjisë moderne ku në terren do të mundë të bëhen analiza të dhjetë parametrave të cilësisë së derivateve të naftës. Sipas Bekteshit kjo do të jetë hera e parë që shteti bën kontroll të karburanteve në terren. Këtë investim shteti e bën pas kritikave të shumta nga qytetarët se përdorin karburante jocilësore.

Ndërkohe nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, njoftojnë se gjobat për mbushjen e karburanteve jocilësore sillen prej 5000 deri 25.000 euro, varësisht nga shkelja.