Bën 11 operacione për tu dukur si Michael Jackson, shikoni përfundimin…

Një 22 vjeçar nga shteti i Argjentinës i ka lënë të gjithë pa fjalë me veprimin e tij.

Mediat e botërore shkruajnë se i riu nga Argjentina ka bërë një “çmenduri” të madhe për të imituar të admiruarin e tij “Mbretin e Popit” Michael Jackson.

Leo Blanco mësohet se ka bërë 11 ndërhyrje plastike për ti ngjarë sa më shumë ish-këngëtarit të famshëm.

Operacionet plastike i kanë kushtuar 30.000 dollarë e sipas Leos pas çdo operacioni ai ndihet më afër objektivit të tij.

“Nuk e mendoja se do më kushtonte kaq shumë por për të realizuar ëndrrën time ja vlen” është shprehur 22- vjeçari nga Buenos Aires.

Më poshtë keni edhe fotografitë se si duket ai pas ndërhyrjeve.