Bën ndërhyrje për të fryrë buzët, 29-vjeçarja zgjohet e shpërfytyruar (Foto)

Për shumë vajza të reja është bërë trend që të bëjnë ndërhyrje të ndryshme për të rimodeluar fytyrën apo trupin e tyre. Por nuk janë të pakta rastet kur ndërhyrjet kanë dështuar totalish.

I tillë është edhe rasti i 29-vjeçares Rachael Knappier, e cila kishte vendosur që të rimodelonte buzët e saj, pa menduar se diçka mund të shkonte keq.

Ajo ka bërë injekson duke marrë rekomandim nga shoku i saj. Disa orë pas ndërhyrjes Rachael ka shkuar në shtëpi dhe gjithçka dukej në rregull, por pasi u shtri disa orë më vonë kishte shqetësime.

“Isha mirë. Shkova në shtrat, u zgjova në orën 2 të mëngjesit dhe pashë se buzët e mija ishin 4 herë të fryra. Buzët e mia po preknin hundën time, ato u katërfishuan”. 29-vjeçarja ka treguar se kishte djegie tek buzët dhe nuk i ndjente më. “Më digjnin shumë dhe nuk mund ti ndjeja, ishte e pabesueshme”.