Benfika, 14 fitore më golaverazh 257:0!

Askush në botë nuk mund të mburret me një dominim të plotë, siç e bën ekipi i femrave të Benfikës  në të këtë sezon, në Ligën D2 të Portugalisë. Skuadra e femrave të Benfikës, për 10 klase janë mbi rivalet dhe me hapa të shpejta shkojnë drejt elitës ë futbollit për femra në Portugali. Fitorja e fundit ishte me rezultat 32:0, me çka është vendosur rekord i ri në futbollin portugez. Ndërkohë disa ditë më parë, rivalin kryesor, skuadrën e Sportingut, vashat e Benfikës e mundën me 10:0. Ndryshe Benfika ka arritje 100 % me 14 fitore në 14 javë të futbollit të femrave në Ligën D2 dhe me një golaverazh fantastik 257:0!