Bëni këtë test të thjeshtë, që të mësoni se kur do të vdisni

Një test i thjeshtë i urinës mund të bëjë matjen se sa janë plakur organet tona dhe sa vjet na kanë mbetur deri në vdekje, tregon një studim i ri.

Shkencëtarët kanë zbuluar një substancë, e njohur si 8-oxoGsn, e cila tregon për qelizat e dëmtuar në kohën derisa njerëzit plaken.

Duke përcaktuar “moshën e brendshme” të njerëzve, është e mundur për të vlerësuar rrezikun e tyre nga vuajtja e sëmundjeve që kanë të bëjnë me moshën dhe vdekjen e parakohshme, sipas studiuesve.

Teknika e analizës efikase të urinës, e përdorur nga shkencëtarët, me të cilët vlerësohen mostrat deri të dhjetë personave brenda orës, mund të jetë e dobishme në studimet e ardhshme për të hetuar lidhjen ndërmjet 8-oxoGsn dhe moshës biologjike, thanë shkencëtarët.

Kritikët kanë shprehur kundërshtimin e tyre duke thënë se plakja nuk matet saktësisht në bazë të sëmundjeve, duke shtuar se studimi nuk heton lidhjen ndërmjet 8-oxoGsn dhe gjendjeve që kanë të bëjnë me plakjen, sikurse është Parkinsoni.

Autori i studimit Jian-Ping Chai nga Qendra kombëtare e gerontologjisë në Kinë, tha se 8-oxoGsn urinar mund të reflektojë gjendjen reale të trupit tonë më mirë se sa mosha jonë kronologjike, dhe mund të ndihmojë të parashikojmë rrezikun nga sëmundjet që kanë të bëjnë me moshën.

Studimet e mëhershme kanë treguar për rritjen e nivelit të 8-oxoGsn në urinë te kafshët me kalimin e kohës. Për këtë arsye, studiuesit analizuan urinën e 1.228 banorëve kinezë të moshës ndërmjet dy dhe 90-vjeç.

Mjeku Cai tha se kanë gjetur varshmëri ndërmjet rritjes së nivelit të 8-oxoGsn urinare te pjesëmarrësit e moshës 21-vjeçare dhe te të moshuarit.

“Për këtë arsye, 8-oxoGsn urinar është premtues si një shënues i moshës”, ka thënë ai.

Rezultatet sugjerojnë se nivelet e 8-oxoGsn ishin të njëjta në mesin e femrave dhe meshkujve pjesëmarrës të studimit, me përjashtim të femrave me post-menopauzë, të cilat kishin nivele të larta.