Bëri një foto në Milano, turistja befasohet kur kap skenën e pazakontë

Një turiste me pushime në Milano të Italisë po bënte një foto selfie me smartfonin e saj, ndërkohë që një vajzë kishte futur duart në çantën e saj për ta grabitur.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën e zhurmshme dhe të mbushur plot me njerëz të Milanos.

Turistja është një 26 vjeçare nga Bullgaria. Në momentin kur po bënte një selfie, vajza sheh prezencën e një tjetër vajze prapa saj që largohet me shpejtësi, duke u përpjekur të humbë gjurmët me portofolin e sapo grabitur.

Viktima e vjedhjes nuk e la me aq dhe bëri kallëzim menjëherë në polici, të cilët arritën të kapin hajduten falë fotos së sapo bërë.