Bëri si DIVA, por e pësoi keq! Elvana Gjata merr këtë koment nga këngëtarja me famë botërore

Elvana Gjata së fundmi po shijon pushime fantastike krah miqve të saj

Këngëtarja vazhdon që udhëtimet e saj të gjata ti bëjë me avion privat.

Këtë herë, ajo ka treguar një incident që i ndodhi ndërsa bënte video.

E veshur me një kostum bardh e zi dhe me shapka, Elvana po merrte poza në shkallët e avionit por në një moment u hutua dhe u pengua.

Nuk dihet nëse është rrëzuar apo ka pësuar lëndime, por duket se e ka marrë me humor dhe pamjen e ka publikuar në profilin e saj në Instagram.

Kjo video është parë mbi 800 mijë herë dhe mes shumë komenteve të ndjekësve të Gjatës, bie në sy edhe komenti i këngëtares me famë botërore.

Bëhet fjalë për këngëtaren e hitit “Safari”, Bia në bashkëpunim me J Balvin, Pharrell Williams, dhe Sky, shkruan intv.al.

BIA si fillim i ka lënë një koment ku tregon se e ka shijuar këtë video duke qeshur dhe i thotë se e do.

Epo kjo video vërtet ishte një video mjaft gallatë.

Loading...