BESA e Gashit dhe PDSH definitivisht në Qeveri?!

Lëvizja BESA e udhëhequr nga Afrim Gashi dhe PDSH pritet të jenë pjesë e Qeverisë. Lajmi nuk përjashtohet as nga LSDM, por edhe BDI, informon INA.

Gashi tashmë disa herë ka shprehur gatishmërinë për tu bërë pjesë e Qeverisë së re. Ndërsa nga PDSH ende nuk ka asnjë deklarim se a do të jenë apo jo pjesë e ekzekutivit të ri.

Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se gjatë këtij muaji do të nis negociatat me parti politike opozitare për zgjerimin e koalicionit qeverisës. Ai në një brifing muaj më parë me gazetarët paralajmëroi se maxhoranca tashmë ka gati 70 deputetë, por duke mos përmendur se kush janë.

Në rast të hyrjes në Qeveri, partive të reja do ti takoj një post ministror dhe një zv/kryeministër, por edhe postet e zv/ministrave dhe drejtorive që ka udhëhequr Aleanca për Shqiptarët.

Nga ana tjetër, është mëse e qartë se ASH nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës dhe se ajo qëndrimin e saj për veprimin politik do ta thotë pas kongresit të së shtunës.

Mbetet e hapur Lëvizja BESA e udhëhequr nga Bilall Kasami, e cila nuk dihet se a do të bëhet pjesë e koalicionit, pasi që edhe kjo parti do të përfshihet në procesin e negociatave dhe se Kasami është shprehur i gatshëm për të kontribuar dhe për të qenë pjesë e qeverisë, në rast se do të respektohen kërkesat dhe parimet e saj.(INA)

Loading...