BESA kushtëzon hyrjen në Qeveri me miratimin e ligjit të gjuhëve?!

Ado të jetë pjesë e Qeverisë Lëvizja Besa, nëse nuk miratohet Ligji i gjuhëve, përfaqësuesi i Lëvizjes në fjalë Lulzim Ali thotë se, ne mbështesim të gjitha nismat e Qeverisë aktuale me të cilat vendi ynë do të ecte drejt Eurointegrimeve, dhe nuk ka pretendim se jemi të kushtëzuar me këtë Ligj, njofton Medial.mk.

“Ne si Lëvizje Besa mbështesim gjitha nismat e Qeverisë aktuale me të cilat Maqedonia do të ecte drejt Eurointegrimeve dhe anëtarësimit në NATO. Ligji i gjuhëve është në dobi dhe do të avanconte marrëdhëniet brenda etniteteve në vend por do të lehtësonte dhe do të përmirësonte edhe rrugëtimin drejt anëtarësimit në NATO, nuk ka ndonjë pretendim për të qenë pjesë e Qeverisë dhe e kushtëzuar me këtë Ligj, e kemi thënë se gjithmonë do të jenë disa parime të cilat ndihmojnë në anëtarësimin në NATO”, tha Ali. /Medial.mk/