Bexheti, Bejta, Mexhiti » Miratimi i ligjit për gjuhën shqipe, ëndër e realizuar e Ali Ahmetit

Me miratimin e ligjit të gjuhës shqipe, përmbyllet një kapitull një dekadësh i Marveshjes së Ohrit. Gjuha shqipe, ka qenë përcaktim i liderit të BDI-së Ali Ahmetit, që nga hartimi i MO-së, e deri në zyrtarizimin e e saj. Urime të gjith qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë

Shkup, 15 mars – Shkup, 15 mars – Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, njëkohsishtë udhëheqësi i Sekretariatit për çështje Juridike në kryesinë e BDI-së, uron të gjithë shqiptarët për miratimin e ligjit të gjuhës shqipe në Kuvend.

“Me miratimin e ligjit të gjuhës shqipe, përmbyllet një kapitull një dekadësh i Marveshjes së Ohrit. Gjuha shqipe, ka qenë përcaktim i liderit të BDI-së Ali Ahmetit, që nga hartimi i MO-së, e deri në zyrtarizimin e e saj. Urime të gjith qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë.”, thekson Kryetari i komunës së Sarajit dhe udhëheqës i Sekretariatit për çështje juridike në BDI, Blerim Bexheti

Ndërsa, ish kryetari i komunës së Gostivarit dhe njëherit edhe nënkryetar i BDI-së, Nevzat Bejta me miratimin e gjuhës shqipe ka theksuar se kjo është një ditë e veçantë dhe e rëndësishme për shqiptarët në Maqedoni.

”Sot në një ditë të veçantë dhe të rëndësishme për shoqërinë shqiptare në Maqedoni, shfrytëzoj nga rasti të ua uroj nga zemra miratimin e ligjit për gjuhën Shqipe. Gjuha Shqipe tashmë është gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”, shkruan Nevzat Bejta.

Edhe ish kryetari i komunës së Çairit, dhe njëherit edhe nënkryetar i BDI-së, Izet Mexhiti, në facebook profilin e tij ka shkruar, se miratimi i ligjit për gjuhën Shqipe, një arritje e madhe për shqiptarët.

“Një arritje e madhe, një arritje e merituar! Gjuha Shqipe, zyrtare! URIME!”.

Loading...