BFI: Vendimi i Gjykatës i bazuar në dokumente të falsifikuara

Bashkësia Fetare Islame është ankuar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 2 për shkarkimin e Sulejman Rexhepit nga kreu i BFI-së dhe emërimin e Skender Buzakut në vendin e tij. Sipas tyre, gjykata ka marr vendim mbi dokumente të falsifikuara, duke përmendur në këtë rast procesverbalin e mbledhjes së 30 marsin ku nga 15 të nënshkruar, 7 prej tyre nuk janë pjesë e BFI-së dhe as imam që kanë të drejtë të jenë anëtarë të Rijasetit. Gjithashtu nënshkrimet dhe vulat e përdorura janë të falsifikuara, pasi që sipas BFI-së, në dokumentet të cilat gjykata i ka pranuar si dëshmi në procedurë, vulat janë ato të vjedhura nga viti 2015 kur kishte ndodhur puçi paraprak. Muhamer Vejseli nga BFI thotë se vendimi i gjykatës ka prapavijë politike.