Bie nga parashuta, ndërron jetë 30-vjeçari në Dibër

Ngjarja është shënuar në majën e Zimurit. Mësohet se viktimë mbeti Gëzim Elezi, 30 vjeç. Detaje të tjera pritet të mësohen nga kjo ngjarje e rëndë.

Një 30-vjeçar humbi jetën pasi parashuta me të cilën ai ishte ngritur në fluturim, ka pësuar defekt dhe ka rënë. Ngjarja është shënuar në majën e malit të Zimurit në zonën e Rekës. Mësohet se viktimë mbeti Gëzim Elezi, 30 vjeç. Detaje të tjera pritet të mësohen nga kjo ngjarje e rëndë.