Bieber: Ideja për bojkotimin e referendumit është hap i ulët

Marrëveshja e Prespës për emrin meriton mbështetje të gjerë shoqërore dhe politike. Është për keqardhje që opozita dhe presidenti nuk e panë rëndësinë e marrëveshjes dhe e shfrytëzojnë për pikë politike, thotë në një intervistë për AIM, Florian Bieber, ekspert për Ballkanin dhe profesor në Universitetin në Grac.

Ai gjithashtu thotë se ideja për bojkotimin e referendumit dështë hap i ulët.

“Marrëveshja e tillë në kuptimin ideal duhet të ketë mbështetje të gjerë shoqërore dhe politike. Është për keqardhje që opozita dhe presidenti nuk e panë rëndësinë e marrëveshjes dhe e shfrytëzojnë për fitim të pikëve politike. Ideja për bojkotimin e referendumit është gjithashtu hap i ulët, sepse nuk ka për qëllim ta kontrollojë mbështetjen te popullsia, por vetëm ta sabotojë marrëveshje. Opozita në Mal të Zi veproi me shumë pjekuri kur e mbështeti referendumin për pavarësi dhe nuk bëri thirrje për bojkot”, thotë Biber i pyetur nëse përçarja politike në vend mund të shkaktojë jostabilitet dhe komprometim të marrëveshjes dhe referendumit.

Lidhur me akuzat e shumta për involvimin rus në Ballkan dhe për tentimet për minim të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, Bieber thotë se Rusia tashmë një kohë të gjatë punon në krijimin e pengesave në rajon që ndalojë zgjerimin e NATO-s dhe BE-së. Sipas tij, mënyra më e mirë t’i kundërvihemi politikës së tillë destruktive është të ofrohet alternativë pozitive dhe të tregohet si funksionin politika ruse anti-NATO dhe anti-BE dhe si të vetëquajturat grupe dhe media patriotike në të vërtetë bashkëpunojnë me Moskën promovojnë jostabilitet.

I pyetur çka nëse kryeministri grek detyrohet të parashtrojë dorëheqje, pas kritikave të shumta për shkak zjarreve, dhe si do të pasqyrohet kjo në implementimin e tërësishëm të marrëveshjes, Biber vlerëson se në rast të dorëheqjes së Tsiprasit, pasojat e çdo qeverie të ardhshme në Greqi do të ishin të mëdha nëse dëshiron të tërhiqet nga marrëveshja.

Sipas tij, Maqedonia ka fituar kapital të madh politikë në mbarë Evropën për shkak vullnetit të mirë që e ka treguar në negociatat për kontestin me emrin dhe tani është kyçe që procesi i implementimit të kalojë referendumi dhe amendamentet kushtetuese në Maqedoni.

Pret mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare, BE-ja dhe NATO për referendumin përmes theksimit të përfitimeve nga marrëveshja, por është i përpiktë se qeveritë në të dyja vendet janë ato të cilat duhet ta bindin opinionin pse duhet ta mbështesin marrëveshjen. BE-ja dhe Aleanca këtë tashmë e kanë bërë, thotë, me dhënien e datës për fillimin e negociatave, gjegjësisht me ftesën për anëtarësim.