Bilanc l*ufte, 7 të vdekur për dy ditë

Në Maqedoni shënohen shtatë vik*tima për 48 orë vetëm nga aksi*dentet në trafik. Mbrëmë pak para mesnate pesë persona tre meshkuj dhe dy gra humbën jetën në një aks*ident trafiku në Draçevë të Shkupit.

Vetura e tipit Renault 5 për arsye ende të panjohur ka dal në korsinë e kundërt dhe ka goditur kamionin që po transportonte mbeturina. Si pasojë e plagëve të marra, pesë persona kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Trupat e pajetë me urdhër të Prokurorit Publik janë dërguar në spital për obduksion. Ndërsa nga Prokuroria thonë se po ndërmerren hapat e nevojshëm për zbardhjen e plotë të rastit.

“Në fatkeqësi shoferi J.L dhe bashkudhëtarët S.N dhe A.T 54 vjeçar E.T 37 vjeçar dhe I.A 40 vjeçar të gjithë nga Shkupi kanë ndërruar jetë në vend të ngjarjes ndërsa edhe shoferi i kamionit M.J mori lëndime nga go*ditja. Në vendngjarje është bërë ekspertiza nga ana e SPB-së Shkup dhe prokurori Publik. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dorëzuar për obduksion.- njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Edhe një vajzë dy vjeçare dje iu nënshtrua plagëve të marra pasi u godit nga një veturë me tabela të Shkupit. Shoferi me iniciale A.S 35 vjeçar i cili dyshohet se e ka goditur vajzën me të njëjtën veturë e ka shpie vi*ktimën në spital e cila fatkeqësisht nuk u mbijetoi plagëve.

Para 48 orësh një 17 vjeçar nga Tetova gjithashtu ndërroi jetë pas aks*identit të dyfishtë në qytet.

Nga ky aksi*dent u lënduan edhe 3 persona të tjerë një prej të cilëve më rëndë. Ndërkaq vazhdojnë apelet nga Ministria e Punëve të Brendshme për vozitje me kujdes të shtuar sidomos nga maturantët.

Policia bën thirrje që të shmanget vozitja në gjendje të dehur dhe pa patentë shoferi si dhe të respektohet kufizimi shpejtësisë dhe sinjalizimet në komunikacion.