Birra, mish e verë – Haradinaj feston me shokët pas deklaratave për Çakorrin

Disa deklarata  për Demarkacionin me Malin e Zi shkaktuan reagime në opinion.

Menjëherë pas tyre, Ramush Haradinaj bashkë me ish-ministrin e Minierave, Ethem Çekun festuan me birra, verë e raki diku në Bjeshkët e Pejës.

Fotografitë i ka postuar pikërisht Ethem Çeku në rrjetin social, Facebook.

Më herët, Haradinaj tha se ata që thonë se Kosova e ka humbur Çakorrin janë ‘rrenca’.

Ndaj këtyre deklaratave reagoi më vonë zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj.

Ai madje e quajti kryeministrit të padijshën. /Lajmi.net/