Bleona vjedh vëmendjen e mediave botërore në Oscar

Bleona Qerreti ja ka dalë të tërheqë vëmendjen e mediave botërore pas shfaqjes së saj në festën që zhvillohet pas ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve Oscar. Shumë media prestigjoze i kanë kushtuar Bleonës një artikull për veshjen e saj. “Një këngëtare për të cilën me gjasë nuk keni dëgjuar kurrë “vodhi” vëmendjen nga yjet e tjerë në tapetin e kuq të festës së Vanity Fair,  pasi u shfaq e veshur kështu…”

 

Është kjo mënyra sesi e nis shkrimin e saj e përditshmja britanike Metro. Ajo u shfaq me këtë veshje tepër guxuese në Wallis Annenberg Center, e padyshim bëri që shumë koka të ktheheshin drejt saj. “Bleona u sigurua që t’ia njihnit emrin”, shkruan Metro.

 

Por kjo nuk është hera e parë që fustani i Bleonës bëhet qendër vëmendjeje. Në vitin 2014, një fustan i njëjtë arriti të kthehej në temë debati edhe në Shqipëri.

Fustani i guximshëm i Bleonës, nuk i lë shumë vend imagjinatës, pasi gjoksi i këngëtares mbulohet vetëm nga dy pika. 38-vjeçares iu bashkuan yje të tjerë të Hollywood si Emily Ratajkoëski, Olivia Wilde, Donald Glover dhe Jon Hamm, të cilët shkuan gjithashtu në këtë festë, pasi morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, në Dobly Theater.