Blerim Reka e konfirmon se do të jetë kandidat i pavarur për president. I tregon edhe arsyet e kandidimit

Profesori universitar Blerim Reka para pak çastesh e ka bërë të ditur se do të jetë kandidat i pavarur në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen me 21 prill, informon portali “tetova1”.

Në një postim në facebook Blerim Reka shkruan:
Në pamundësi tu përgjigjem gjitha mediave dhe miqve, përmes këtij njohtimi e bëjë publike kandidaturën time të pavarur për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut; me shpresë se do përkrahet. Janë dy arsye për këtë vendim.

E para: vetëm me kanidatët maqedonas, pa asnjë shqiptarë, kjo shoqëri multi-etnike, rrezikon të rrëshqet drejt shtetit monoetnik; e shqiptarët vetëm votues, por jo edhe te votuar.

E dyta: vetëm kritikat intelektuale – pa i hyrë përballjes politike – nuk mjaftojnë për ndryshimin e gjendjes.

 

Ato, në FB mbeten virtuale, ndërkaq jeta është megjithatë reale. Fundja, historinë e shkruajnë shtetarët; intelektualët vetëm shkruajnë për historinë. /tetova1/