Blerim Reka: Një ndër prioritetet e mia është ta parandaloj zbrazjen e shtetit!

Kandidati i pavarur për president i përkrahur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa Blerim Reka vazhdon maratonën e fushatës zgjedhore duke bërë prezantimin e programit dhe konceptin e tij.Reka sot takoj mjekët në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Reka tha se në programin e tij një nga pesë shtyllat e prioriteteve  në programin e tij presidencial është parandalimi i shtetit të zbrazur.
Kandidati për president Reka tha se mjekët janë në tragetin kryesorë për shpërnguljen më të madhe.“Qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet të bëjë politika të ndryshme për të parandaluar trendin e ekzodit jo vetëm të mjekëve por të të gjithë kuadrove për të cilat ky shtet ka investuar dhe për të cilat ka nevojë qytetari ynë” potencoi Kandidati për President Blerim Reka.