Bllokohet investimi I shqiptarit 5 milion euro në komunën e Aerodromit të Shkupit, edhe pse gjithçka sipas ligjit

Ndërtimi I një kompleksi banesash dhe objekti afarist në komunën e Aerodromit të Shkupit është bllokuar nga grupe qytetarësh, të cilët kanë thënë se nuk lejojnë ndërtimin për shkak të uzurimit të hapësirave gjelbëruese.
Investitori I këtij projekti të ndërtimit të banesave është bisnesmeni shkupjan Fatmir Etemi. Ai në një intervistë për “Studio 1” theksoi se bllokimi I ndërtimeve në lokalitetin “Shtëpia e Nënës”, po I shkakton dëme të mëdha në biznesin e tij, informon INA.
Ai ka theksuar se për projektin ndërtues deri tani ka harxhuar 5.5 milion euro, prej të cilave 3 milion është blerë toka dhe 2 milionë janë paguar për harxhimet dhe shërbimet e tjera komunale.
“Kam respektuar të gjitha procedurat dhe normat ligjore. Gjatë kohë merrem me ndërtime dhe gjithnjë I kam respektuar rregullat. Kam qenë në takim me kryetarin e komunës që më ka njoftuar se do të ndërpresë punimet. Por unë do të bëj ankesë. Ndërprerja e ndërtimit ka ndikuar në humbje shumëmilionëshe”, thëksoi Etemi.
Ai ka reaguar edhe pas vendimit të komunës për pezullimin e ndërtimit. Ai thotë se plani I ndërtiit është në përputhje me planin e detajuar urbanistic dhe se është votuar edhe nga këshilltarë dhe ish-këshilltarë komunal, që dje protestuan kundër ndërtimit.