Blokotehna për tre ditë 1.000 km dhe dy ndeshje

Basketbollistët e skuadrës së Bllokotehna nga Gjevgjelia, këtë javë kanë një itinerar të stër ngarkuar të garave. Këta të dielën në Shkup u përballen me MZT Skopje ( ) u kthyen për në Gjevgjeli dhe nesër në Stara Zagora të Bullgarisë do të përballen me skuadrën e Beroe. Trajneri Marjan Ilievski dhe basketbollistët e tij nuk do kenë kohë për stërvitje. Këta brenda 72 orëve do të përshkojnë 1.000 km ose në autobus do të kalojnë më shumë se 30 orë. Skuadra nga Gjevgjelia, më vonë u inkuadrua në garat e BIBL, por në pesë ndeshje këta kanë katër fitore.