Boatengu mund të debutojë ndaj Seviljës

Sonte në orën 21.30 do të zhvillohet përballja e parë e çerekfinales së Kupës së Spasnjë, kur takohen Sevilja dhe Barcelona. Skuadra katalonase nuk mund të mbështetet te shërbimet e Lionel Mesi, i cili nuk u rreshtuar fare në listën e futbollistëve të trajnerit Ernesto Valverde. Mirëpo në mesin e futbollistëve do të jetë përforcimi i fundit, Kevin Princ Boateng dhe ka mundësi që të debutojë për ekipin e Barcelonës. Përballja e parë e këtyre skuadrave në “Nou Kamp”, u mbyll me fitore  të Barcelonës me 4-2.