Bombarduesit amerikanë që sulmuan Serbinë janë rikthyer në rajon

NATO’ja do të mbajë një ushtrim në Maqedoninë e Veriut nga data 20 maj deri më 15 qershor dhe kjo ka alarmuar mediat ruse.

Sputnik ka mësuar se bombarduesit amerikanë B-1B të do të jenë pjesë e manovrave. Por, pse është shqetësuese kjo sipas Sputnikut rus? Sepse siç shkruan medium rus, këta aeroplanë janë përdorur për ta bombarduar ish-Jugosllavinë saktësisht para 20 vjetësh.

Analisti ushtarak Aleksandër Radiq thotë se ushtrimet do të jenë pjesë e të ashtuquajturës “Engjëlli mbrojtës’ dhe është organizuar dhe financuar nga Komanda amerikane në Evropë, e cila ka më shumë se 27 mijë ushtarë.

Objektivi kryesor i këtij ushtrimi do të jetë trajnimi i forcave të SHBA’së dhe aletatëve të NATO’s për t’iu kundërpërgjigjur ndonjë krize t ëmundshme rreth Detit të Zi dhe Ballkanit.

Sipas këtij analisti, në këto ushtrime do të jenë ushtarë amerikanë, shqiptarë, nga Bullgaria, Mali i Zi dhe Lituania.