Brovina prezanton fotografinë ku një vajzë 7 vjeçare ndërron jetë nga dhunas s*eksuale

Flora Brovina në seancën ku po flitet për gje*nocidin serb në Kosovë tha se argumenti më i mirë për këtë ditë është rezolutat.

“Gj*enocidi nuk ka ndodhur për herë të parë ndaj popullit tonë. Ka ndodhur në Nish të Vranjës ku kanë jetuar shqiptarët ku janë ma*sakruar e dh*unuar. Ky është vazhdim i ter*rorit. Rezolutës duhet shtuar disa fakte tjera, s’duhet harruar h*elmimi masiv”, tha ajo.

Ajo tha se gjatë 6 vjetëve ka përcjellë fatin e fëmijëve të he*lmuar, e aty ka paraqitur edhe disa dëshmi që thotë se i posedon.

“Gjenocid ose kr*im ndaj njerëzimit është edhe mbyllja e shkollave shqipe. Në sallë kam edhe më shumë argumente”, tha tutje.

Sipas saj, rezoluta duhet të jetë e plotë me të gjitha ma*sakrat që kanë ndodhur në Kosovë.

“Kemi mjaft dëshmi. Argumenti dhe e vërteta janë kur flasim ne vet. Ka 20 vjet që s’flasim për të vërtetën sot duhet. Kam këtu edhe dokumentin për he*lmimet.

“Mos u tut nga këto foto” iu drejtua deputetes Bogujevci e cila më herët kundërshtoi publikimin e fotografive.

Por Brovina paraqiti edhe në seancë një fotografi të një 7 vjeçareje që ka vd*ekur gjatë dh*unimit.

“Kjo 7 vjeçare ka vd*ekur gjatë dhu*nimit. E vërteta të mbërrijë aty ku duhet. Ky është gje*nocid”, tha ajo, duke theksuar se për këtë foto ka leje nga familja.