Bubevski ngriti padi ndaj avokatit Mefail Arsllani

Prokurori i PSP-së, Gavrill Bubevski ka ngritur padi penale kundër avokatit Mefail Arsllani për shkak të dyshimit të veprës penale “cenim të sigurisë”, njoftojnë nga Prokuroia Speciale Publike.

Ndryshe në një seancë gjyqësore për rastin “Titanik 3”, prokurorët Bubevski dhe Fetai kanë theksuar se avokati Arsllani iu është kërcënuar dhe u ka rrezikuar sigurinë. Megjithatë avokati Arsllani ka hedhur poshtë akuzat e prokurorëve të PSP-së, duke theksuar se ai në mënyrë profesionale kryen detyrën e tij dhe se akuzat në fjalë kanë për qëllim hapësirën mediatike.