Bujar Osmani do t’i udhëheq studentët që e vizitojnë Brukselin

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani i cili është për vizitë punë në Bruksel , gjatë ditës së sotme sëbashku me Ambasadoren Agneza Rusi do t’i presë 12 studentët nga gjashtë universitetet shtetërore të cilët do të fillojnë vizitën e tyre studimore në Bruksel.

Osmani sëbashku me Ambasadoren Rusi studentëve do tua prezantojnë punën e Misionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bruksel. Studentët do të vizitojnë Parlamentin Evropian, Këshillim e Bashkimit Evropian, Shtëpinë e Historisë Evropiane, Drejtorin për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Shërbimin e Evropian për Veprim të Jashtëm, Drejtorin e Përgjithshme të Arsimit dhe Kulturës dhe Misionin e Përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut pran BE-së.

Gjatë vizitës studimore studentët do të kenë takime të ndryshme me udhëheqësin e Njësisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovën Dejvid Kulen, me Sesil Abadie përgjegjës për Maqedoninë e Veriut si dhe do të takohen me Koordinatorin e takimeve shpjeguese për prezantimin e legjislacionit për vendin, Mark Jorna.