Bujar Osmani i dyshuar në rastin “Pacienti”

Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva në televizionin “Kanal5” tha se në hetimin e saj për rastin “Pacient” njëri nga të dyshuarit është edhe zv. kryeministri i tanishëm dhe ish-ministri i shëndetësisë, Bujar Osmani.

“Këtu bëhet fjalë për shumë persona. Bëhet fjalë për 15 persona, në mesin e të cilëve edhe Bujar Osmani, si ish-ministër i shëndetësisë. Gjatë periudhës nga viti 2010 derë më vitin 2012 ka hapur blerje publike për më shumë punime ndërtimore për shumë spitale në Maqedoni dhe ka dëmtuar buxhetin e shtetit. Në vend që të zgjedh ofertën më të lirë, e ka zgjedhur firmën GBS Bllagovegrad, edhe pse ka qenë më e shtrenjtë se kompania tjetër që ka aplikuar në tender, me çka buxheti është dëmtuar për 500.000 euro”, tha Janeva./Telegrafi/