Bujar Osmani në Kaçanik takohet me Enver Hoxhajn për seancën e përbashkët mes dy qeverive

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për çështje evropiane, Bujar Osmani, në rolin e koordinatorit të Qeverisë për organizimin e seancës së përbashkët me Kosovën, sot do të realizojë takim me Zëvendëskryetarin e Qeverisë së Republikës së Kosvës, Enver Hoxhaj.

Takimi synon përgatitjet për seancën e ardhëshme të përbashkët të dy vendeve, në të cilën pritet të nënshkruhen më shumë marrëveshje për bashkëpunim të përbashkët, si dhe të marrin më shumë vendime rreth iniciativave për projekte me interes për të dyja vendet.

Takimi do të mbahet në selinë Komunës së Kaçanikut në Kosovë, me fillim në ora 12.