Bujar Osmani: Nuk ka Qeveri pa BDI-në!

I pyetur nëse qeveria aktuale mund të vazhdojë të ekzistojë pa Bashkimin Demokratik për Integrim zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani u përgjigj prerë: “Jo nuk mundet!”.

Kjo përgjigje e Osmanit demanton zërat se Kryeministri Zoran Zaev ka ndër mend të krijojë një koalicion të ri qeverisës duke e përjashtuar BDI-në nga bashkëqeverisja.

Në lidhje me takimin Zaev-Ahmeti ku pritet të bisedojnë për rikonstruim të kabinetit Osmani tha se pritet që sot të përcaktohet se kur do të zhvillohet ky takim.