Bujar Osmani optimist për Maqedoninë e Veriut

Dy javë përpara publikimit të raportit të progresit për Maqedoninë e Veriut nga Komisioni Evropian zv. kryeministri Bujar Osmani nuk dëshiron të bëjë të ditur detaje rreth tij edhe pse ka parë versionin kornizë. Osmani vazhdon të besojë se vendi do të fillojë negociatat për anëtarësim brenda vitit.

Unë kujtoj se storja e Maqedonisë së Veriut është aq e fuqishme që tejkalon kufinjtë e vendit dhe të rajonit është storje e cila nuk mund të injorohet dhe storje e cila po të injorohet do të dë.mtojë rëndë dinamikën pozitive në vend në rajon por edhe do të dë.mtojë kred.ibilitetin e Bashkimit Evropian. Andaj nuk shoh alternativë përveç se vendim për fillim të bisedimeve këtë vit – tha Bujar Osmani zv. kryeministër.

Këto komente Osmani i bëri pas sim.ulimit të mbledhjes së Këshillit të Evropës me studentët e Universitetit “Nënë Tereza”. Raporti i Komisionit Evropian do të publikohet më 29 maj disa ditë pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Pas kësaj në qershor Këshilli Evropian do të shqyrtojë vendimin për fillimin eventual të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me vendet tjera kandidate. Qeveria shpreson që mbledhja e parë ndërqeveritare që nënkupton fillimin zyrtar të negociatave me BE-në të mbahet në dhjetor.