Bujar Osmani: Xhaferi nuk ra në grackën e VMRO-së, opozita kishte plan për të përsëritur 27 prillin

Duke komentuar zënkën verbale me ish kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, zv kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani theksoi se kryeparlamentari Xhaferi me pjekurinë e tij politike nuk ra në grackën e provokimeve nga VMRO-ja paraprakisht të menduara mirë.

StictyBanner mes postimeve mobil
“Jo rastësisht momenti kur Ilija Dimovski kërkon procedurale e cila është e kufizuar sipas rregullores tre minuta ai shfrytëzon 15 minuta me qëllim që të detyron kryetarin e parlamentit ta ndërpres ose të merr masa tjera por kryetari i parlamentit nuk reagon dhe e len 15 minuta që është pa precedan në punën e kuvendit, ashtu që deputetët e shumicës ishin të vetëdijshëm për planin e iskenuar për të na futur në grackë për të përsëritur një situatë të 27 prillit”, ka thënë Osmani,

Loading...