Burri mbyti gruan me duar dhe preu damarët, dalin pamjet e vrasjes në familjen shqiptare

Mesditën e djeshme qyteti i Vlorës u trondit nga një vrasje e cila ndodhi vetëm pak metra nga dyert e komisariatit të policisë së qytetit.

Një burrë 57 vjeçar i quajtur Teodor Lera, pas një konflikti me gruan e ka vrarë atë duke e mbytur me duart e tij. Më pas, Teodor Lera në kushte të rënduara psikologjike ka marrë një thikë dhe ka prerë damarët e tij në tentativë për t’i dhënë fund jetës.

Viktima e 57 vjeçarit mbeti 45 vjeçarja Eva Lera, nënë e tre fëmijëve dhe gruaja e Teodorit.

Më poshtë kanë dalë dhe pamjet e çiftit, sesi dukej gruaja dhe kush është vrarësi që i mori jetën të shoqes dhe la jetim tre fëmijët e tij.

Teodor Lera e kishte dhunuar edhe më parë gruan duke i çarë kokën. Ngjarja e rëndë kishte përfunduar në polici, po 45 vjeçarja më pas e kishte falur të shoqin për hir të fëmijëve. Fqinjët e saj thonin se ajo punonte si shitëse rrobash dhe më pas qëndronte në shpi, pasi i shoqit ishte jashtëzakonisht xheloz dhe nuk lejonte madje që ajo të kreht as flokët kur dilte./Express