Buzaku: Mbrëmë më kanë godi*tur brenda hapësirave të BFI-së (video)

Skender Buzaku ka deklaruar sot se mbrëmë derisa ka qëndruar në zyrat e BFI-së, menjëherë pas largimit të policisë është sul*muar fizikisht nga disa persona. Sipas tij kjo ka qenë edhe arsyeja që ai mbrëmë ka braktisur zyrat e BFI-së. Buzaku për Alsat tha se personat janë identifikuar dhe janë të njohur për policinë. Nga ana tjetër njofton se së shpejti nën shoqërim të policisë do të kthehet sërish në zyrat e BFI-së.

“Pasi mora vendimin i cili ka dal në Gazetën Zyrtare që dje dhe që është i plotfuqishëm, shkova në BFI ku jam pritur shumë mirë nga të punësuarit. Dhe iu kam prezantuar që më tutje unë do ushtroj funksionin e Reis Ul Ulemas në BFI, pastaj kanë ardhur zyrtarët e policisë dhe më kanë kërkuar vendimin me të cilin unë kam hyrë brenda dhe kanë qëndruar deri në orët e vona pasi që zyrtarët e policisë e kanë lëshuar objektin një grup të cilin e ka dërguar Sulejman Rexhepi ka ardhur dhe na ka sul*muar fizikisht aty”, tha Skender Buzaku.

Ai i bëri apel kryetarit aktual të BFI-së, Sulejman Rexhepi, se duhet të largohet një orë e më parë nga selia sepse brenda saj ai është një uzurpator dhe ai objekt nuk i përket atij por myslimanëve.

“Zotëria në fjalë, Sulejman Rexhepi, është uzurpator i atij objekti dhe ne kërkojmë që ai të largohet sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që Bashkësia Fetare Islame të funksionojnë në mënyrë të drejtë për myslimanët”, përfundoi Buzaku.