Carovska: Po e përforcojmë shërbimin inspektues

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mile Carovska, sot mbajti takim me inspektorët të cilët punojnë në fushën e mbrojtjes sociale. Në takim është biseduar për gjendjen aktuale të shërbimeve inspektuese dhe për aktivitetet e ardhshme të cilat i ndërmerr Ministria me qëllim që ta përforcojë kapacitetin e këtij shërbimi, pak para fillimit të zbatimit të reformave të reja sociale.

“Shërbimi inspektues me vite është dëmtuar dhe shkatërruar. Qëllimi ynë është këtë shërbim ta përforcojmë dhe avancojë, sepse pikërisht kjo do të jetë një nga mjetet kyçe në zbatimin e reformave social dhe pagesën e të ardhurave minimale të garantuara”, deklaroi Carovska.

Gjatë periudhës së ardhshme do të intensifikohet puna në terren, vazhdimisht do të ndiqet puna e qendrave sociale gjithkund në Maqedoni. Gjithashtu do të organizohen aktivitete për riedukimin e të punësuarve në shërbimin inspektues, me qëllim të përforcohen kuadrot”, kumtoi MPPS.