Çavuşoğlu: Prioritet i Turqisë në Siri është lehtësimi i dhimbjeve të njerëzve

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në një artikull për gazetën britanike “The Telegraph”, ka theksuar se operacioni antiterrorist “Dega e Ullirit” synon paqen dhe eliminimin e kërcënimit të strukturave terroristeve ndaj integritetit territorial të Sirisë.

Çavuşoğlu ka shkruar artikullin “Koha për t’i dhënë fund miteve rreth Turqisë. Evropa nuk mundet ta bëjë pa ne”, në të cilin ka vlerësuar orientimet themelore të Sirisë, Lindjes së Mesme dhe Turqisë dhe antërësimin në Bashkimin Evropian (BE).

Shefi i diplomacisë turke ka potencuar se Turqia përpiqet në plotësimin e tri objektivave në Siri, të cilat janë “lehtësimi i dhimbjeve të njerëzve”, “lufta kundër terrorizmit” dhe “zgjidhja politike”.

Duke theksuar se lehtësimi i dhimbjes së njerëzve në Siri paraqet prioritet për Turqinë, Çavuşoğlu ka shkruar se numri i refugjatëve sirianë tejkalon 5.5 milionë dhe se shumica janë strehuar në Turqi, vend i cili, siç ka thënë, është bërë shpenzuesi numër një në mbarë botën për kokë banori për sa i përket ndihmve humanitare.

Ai është shprehur se Turqia ka ndërmarrë iniciativë për të mos u lejuar asnjë hapësirë veprimi strukturave terroriste.

“Turqia po përdor forcën kundër PKK/YPG dhe DEASH-it dhe po kujdeset maksimalisht për të mos u dëmtuar civilët. Ne do të vazhdojmë të ekspozojmë propagandën e errët që synon të mashtrojë opinionin publik për rolin e Turqisë në Siri. Ne gjithashtu kemi ekspozuar marrëveshjen e fshehtë midis rrjeteve terroriste, siç është fakti që terroristët e PKK/YPG-së pretendojnë se luftojnë DEASH-in, ndërsa lejojnë atë të lëvizë”, thotë Çavuşoğlu.

Zgjidhja politike në Siri

Çavuşoğlu ka vënë në dukje se Turqia është duke treguar përpjekje intensive për gjetjen e një zgjidhjeje politike në Siri, duke shtuar se janë në favor të një zgjidhjeje politike e cila mbështetet në integritetin territorial të Sirisë dhe reflekton vullnetin e popullit sirian.

Lindja e Mesme

Më tej, Çavuşoğlu ka shprehur nevojën për një marrëveshjeje urgjente gjithëpërfshirëse në Lidnjen e Mesme, që gjendet në afërsi të Evropës.

Orientimi themelor i Turqisë

Sipas Çavuşoğlus, Turqia është një aleate e fortë, e vendosur dhe aktive e NATO-s dhe një demokraci që po filtron një numër të madh rreziqesh para se të arrijnë në Evropë.

Anëtarësimi i Turqisë në BE

Ministri turk ka shkruar se anëtarësimi i Turqisë në BE është në dobi të të gjithëve dhe se ritmi i rrugës drejt anëtarësimit nuk kontrollohet nga Turqia, por nga BE-ja.

Demokracia në Turqi

Ministri i Jashtëm i Turqisë më tej ka theksuar se gjendja e jashtëzakonshme në Turqi do të përfundojë kur Turqia më nuk do të ketë nevojë për të, duke shtuar se për këtë më së shumti do të gëzohet qeveria turke./A.A/