Cërvena Zvezda mund të përjashtohet nga garat e UEFA

Skuadra e Cërvena Zvezdës e cila është befasia më e madhe e Ligës së Kampionëve, po përballet me probleme administrative pasi ka shkelur rregullat e UEFA-së, për doping kontrollet. Mediat serbe kanë bërë publike të dhënat sipas së cilave kampioni serb UEFA-së, nuk i dorëzon të dhëna të sakta për doping kontrollet e kryera pa paralajmërim. Zvezda nuk ka dorëzuar të dhëna të sakta për atë se ku i kryen aktivitete e saja. Skuadra nga Beogradi, ka marrë një paralajmërim nga UEFA, nëse këtë e përsërit do të gjobitet e më pas pason edhe ndalesa për garim në kupat evropiane.