Çfarë roli ka Edi Rama në dialogun Kosovë – Serbi, sipas Kouchnerit?

Roli në prapaskenë i kryeministrit Edi Rama në bisedimet Kosovë-Serbi, zgjedhja e një qeverie reformiste në Maqedoni pasuar me marrëveshjen për emrin me Greqinë, janë disa nga meritat që ish-ministri i Jashtëm i Francës dhe ish-përfaqësuesi special i OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, ia njeh si meritë kryeministrit të Shqipërisë.

 

Kouchner i njeh meritën kryeministrit Rama dhe për ndikimin në zhvillimet e tjera në rajon, shkruan sot Koha Ditore.

“I shtyrë nga kjo mbështetje në vend, Rama ka qenë në gjendje të ndikojë zhvillimet në rajon. Është e drejtë të thuhet se pa inkurajimin e tij, revolucioni që solli zgjedhjen e një qeverie reformiste në Maqedoni nuk do të kishte ndodhur, ndërsa marrëveshja për emrin me Greqinë do të kishte qenë e pamundur (pa ndikimin e Edi Ramës në partitë dhe komunitetin shqiptar). Në mënyrë të ngjashme, roli në prapaskenë i Ramës në nisjen dhe përparimin e bisedimeve midis Serbisë dhe ish-provincës së saj, Kosovës ka qenë tejet jetik”, shkruan Kouchner në një shkrim për portalin evropian Euraktiv ku trajton shpesh çështje të rajonit të Ballkanit.

Bernard Kouchner, ish-ministri i Jashtëm i Francës dhe ish-përfaqësuesi special I OKB-së në Kosovë mendon se integrimi i qëndrueshëm i rajonit të Ballkanit në BE është lajm i mirë, pasi ndihmon dhe për një Evropë të federalizuar dhe në një bashkim të plotë

Loading...