Çfarë të veshësh në punë kur jashtë është 40 gradë, por në zyrë është akull

Jashtë mund të skuqësh një vezë në trotuar, por brenda të duhen edhe tri shtresa për veshjen, sepse po punon duke u dridhur në tryezën e punës.

Por si duhet të vishësh në këtë rast? Ja cilat janë disa nga modelet që i përshtaten kësaj periudhe për të gjithë ata që janë në punë dhe që vuajnë nga kondicioneri.

Duke nisur që nga pantallonat e gjata, nga fustanet maksi apo jumsuits, këto modele që propozojnë stilistët dhe editorët e modës do t’ju frymëzojnë për të gjetur ndonjëherë zgjidhjen gjatë verës.