Çiklistët e Maqedonisë së Veriut: Nëpër tre shtete me biçikletë për gjashtë orë

Nëntë çiklistë nga disa qytete të Maqedonisë së Veriut për gjashtë orë e 27 minuta kaluan nëpër tre shtete duke i bërë gjithsejt 208 kilometra. Maratonën e filluan të dielën prej orës 9:30 nga Dojrani, duke u nisur drejt Greqisë, Atje i ranë përqark liqenit Kerkini, rrugës drejt Bullgarisë, Në Bullgari arritën deri në Petriç, prej ku më pas u nisën sërish drejt Dojranit.

“Ne jemi miq çiklistë të cilët rregullisht ngasim biçikletë së paku nga 100 kilometra në ditë, ndërsa për fundjavë edhe më shumë. Kësaj radhe vendosëm për një destinacion të këtillë të trefishtë dhe të kalojmë tre shtete. Kushtet e motit ishin të mira pothuasje gjatë gjysmës së kohës së përgjithshme, Tre ishte me diell, përderisa për fundin nga Petriçi deri në Dojran 90 kilometra apo tre orë vazhdimisht binte shi. Bëmë pauza në vendkalimet qytetare, ku pimë kafe dhe u freskuam”, deklaroi Senad Idrizi nga Tetova, njëri nga çiklistët.

Instrumentet e tyre matëse treguan se kanë lëvizur me shpejtësi mesatare prej 33/24 kilometra në orë. Pesë prej grupit janë nga Tetova, tre nga Shkupi dhe një nga Gjevgjelia.