Cila BESË është afër Qeverisë, po diskutohet ndarja e “kulaçit”?!

Lëvizja BESA e krahut të Afrim Gashit është afër hyrjes së saj në Qeverinë e koalicionit LSDM dhe BDI. Gashi dje sërish ka takuar kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa burime partiake pranë socialdemokratëve kanë pranuar për INA se ky krah që udhëhiqet nga Gashi do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës.

“Po ka bisedime dhe në kuadër të zgjerimit sigurisht se do të përfshihen edhe parti të tjera. Meqë po bisedohet sigurisht se do të ketë përfshirje edhe të kësaj partie”, theksoi për INA, një burim socialdemokrat.

Nga ana tjetër, heshtje në kampin e Kasamit. Ky grup edhe dje përmes portaleve të saj ka lansuar një dokument duke pretenduar se ajo është pronarja e partisë BESA, pasi që një dokument i tillë i është lëshuar nga ana e Regjistrit Qendror. (INA)

Loading...