Çitaku i përgjigjet shefit të UNMIK’ut dhe Daçiqit: Zyrtari rus kishte motosharrë në veturë

Përfaqësuesja e Kosovës në Kombet e Bashkuara, Vlora Çitaku, ka mbajtur fjalën e saj sot në Këshillin e Sigurimit të OKB’së, menjëherë pasi kryediplomati serb Ivica Daciq, akuzoi Kosovën se ka sulmuar zyrtarin rus të UNMIK’ut. Në këtë mbledhje u fol për vazhdimin e qëndrimit të UNMIK’ut në Kosovë, ndërsa Çitaku pyeti të pranishmit se për cfarë i duhet këtij misioni të qëndrojë.

Pasi Daciq foli për shifra të rrejshme rreth viktimave të luftës në Kosovë, Çitaku e rikujtoi në Këshillin e Sigurisë numrin e viktimave shqiptare, numrin e grave të dhunuara nga forcat serbe dhe personat që akoma janë të zhdukur.

“Mbi 10 mijë njerëz të pavrarë, rreth 20 mijë gra janë dhunuar, mijëra janë akoma të zhdukur. Ne nuk e harrojmë se kur u kthyen mbi 1 milionë shqiptarë, gjetën shtëpitë e tyre në shkrumb e hi. Përfaqësuesit e OKB’së na keni ndërtuar t’i ndërtojmë ato”, ka thënë Çitaku, transmeton Gazeta Express.

“Ne e falëndërojmë UNMIK’un për rolin e tij në dekadën e parë, por ne nuk thjesht nuk shohim ndonjë aryse të vazhdimit të UNMIK’ut në Kosovë. Nuk është mision administrativ, sepse Kosova e qeveris vetë vlendin, nuk është sistem paqeruajtës. A mund të më tregoni se cili është roli i UNMIK’ut në Kosovë?”, ka thënë ambasadorja.

Tutje ajo ka folur për aksionin në Veri, për të cilin më parë Daciq dhe shefi i UNMIK’ut, Zahir Tanin, e sulmuan Kosovëm.

“Policia e Kosovës ka realziuar një aksion në sukses që kishte të bëntë me krimin e organizuar në disa komuna të Republikës së Kosovës. Është hetim disamuajsh dhe ka të bëjë me përfshirjen e zyrtarëve.

Ajo ka treguar në Këshill të Sigurimit për operacionin dhe numrin e të arrestuarve, duke përmendur se kishte të arrestuar të etnive të ndryshme; shqiptare, serbe e boshnjake.

“Policët në Zubin Potok u ballafaqua me armë dhe barrikada të vëna nga bandat e armatosura. Policët e Kosovës kanë arrestuar 7 persona që janë angazhuar . Në mesin e tyre ka qenë edhe zyrtari rus, që ka shfrytëzuar veturën zyrtare me targa të UNMIK;ut për të vënë barrakadë. Policia e Kosovës ka gjetur dëshmi se z. Trasnishenko ka bartur një motosharrë e cila është përdorur për të prerë drurët për t’i vendosur si barrikada. Ai ka refuazuar ta dëgjojë policinë dhe të tregojë identitetin, prandaj policia është detyruar ta arrestojë. Para se të dërgohet në mbajtje zyrtari rus ka marrë trajtim mjekësor. Ekziston raporti i spitalit të Mitrovicës”, ka thënë Çitaku.

Ajo tregoi se tre policë janë lënduar gjatë përballjes me zyrtarin rus të UNMIK’ut, ndërsa thotë se është shokuar kur ka dëgjuar që Beogradi dhe disa kryqendra të tjera kanë dalë kundër operacionit të suksesshëm kundër krimit të organizuar.

“Mendimi që Kosova mund të shenjëstrojë ndonjë zyrtar të UNMIK’ut dhe ta sulmojë, është përtej logjikës së shëndoshë. Z. Trasnishenko me dëshirë është përfshirë në një barrikadë kundër Policisë së Kosovës”, ka shtuar ai.

Ajo ka pyetur pjesëmarrësit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit se cka do të ndodhte nëse ndonjëri nga ta do ta pengonte policinë amerikane për kryerjen e një aksioni kundër krimit. “Më tregoni se cka do të ndodhte nëse njëri nga ne do të provonte të pengonte një operacion të Policisë këtu në Nju Jork.