Çmendet bota, Rusia kërcënon Anglinë me armë bërthamore

“Jemi një fuqi bërthamore që nuk mund të kërcënohet”. Kështu i është përgjigjur Rusia ultimatumit të kryeministres britanike Theresa May, për të dhënë informacion në lidhje me përgjegjësinë e vrasjes me agjentë nervorë të ish-spiunit rus, Sergei Skripal, një javë më parë

May ka marrë edhe mbështetjen e liderëve të tjerë perëndimorë si Donald Trump, Emannuel Macron apo Angela Merkel për të marrë masa ndëshkuese ndaj Rusisë, të cilën ajo e konsideron përgjegjëse për vrasjen e ish-spiunit rus që kishte punuar për shërbimet sekrete britanike.

Fill pas ultimatumit të May, ambasada ruse në Londër ka reaguar duke thënë se çdo veprim ndiqet nga një kundërveprim duke paralajmëruar për përgjigje ndaj çdo mase të marrë nga britanikët.

Një ndër masat e para që perëndimi pritet të marrë ndaj Rusisë është ndalimi i transmetimeve të televizionit ndërkombëtar rus Russia Today, gjë për të cilën Kremlini zyrtar tha se do të hakmerrej duke mbyllur çdo media në gjuhën angleze në territorin e tij.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/cmendet-bota-rusia-kercenon-angline-me-arme-berthamore-511270/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Loading...