Çmimet e larta të qepës e patates, dyshime për abuzime nga tregtarët e vegjël

Në tregjet me pakicë çmimet e perimeve vazhdojnë të jenë të lara për konsumatorët. 1 kilogram patate, apo qepë tregtohet me afro 100 lekë.

Në treg ka produkte vendi dhe importi. Njëri prej tregtareve thotë se  furnizohet me patate në Korçë dhe çmimi më të cilin ua shet tregtarëve të vegjël nuk korrespondon me atë që hidhet në treg për konsumatorët, ndaj mund të ketë edhe abuzime në treg në kohën kur dihet se nuk ka shume prodhim të këtyre produkteve këtë vit.

Burime për Klan Plus thonë se duke qenë se këtë vit prodhimi vendas i këtyre produkteve ka qenë më i paket, për shkak të mbiprodhimit vitin e kaluar. Ndërkohë që ka ndikuar edhe tërheqja e patates kosovare nga tregu vendas, pas vendosjes së taksës për Serbinë. Ndaj një pjesë e mirë po importohet, dukë bërë që çmimet të jenë më të larta.

Patate është  importuar  nga Gjermania ndërsa qepë nga Kina e Irani.

Ndërkohë sipas të dhënave të mara nga INSTAT në dy vitet e fundit  rezulton se në total importi i patateve ka rënë vitin që kaloi krahasuar me  vitin  2017 dhe një nga vendet me të cilat Shqipëria ka importuar më pak është Kosova ndërsa ka shënuar rritje të lehtë nga Gjermania dhe Egjipti.

Vitin që shkoi sipas INSTAT ka patur shtim të importit të qepës në total, ku nga më shumë se 5 mijë e  700 tonë në  2017, në vitin 2018 u importuan më shumë se 7 mije e 300 tonë qepë nga Serbia, Holanda, Greqia, etj.