CNN tallet me Trump’in, dërgon gazetar të luftës në Mal të Zi- S’ka njerëz agresivë, veç bukuroshe dhe jahte

Pasi Trump i ka prezantuar malazezët si njerëz agresivë që mund të fillojnë Luftën e Tretë Botërore, rrjeti televiziv CNN ka dërguar në Mal të Zi gazetarin me përvojë nga zonat e luftës Nick Paton Walsh i cili në plazhet e bukura malazeze ka folur me kamarierë dhe turistë -vajza bukuroshe duke e tallur Trumpin.
Walsh ka pyetur një kamarier: “A jeni agresivë”, “Nuk e di, a po ju dukem i tillë” është përgjigjur ai.

Ndërkaq gazetari ka pyetur edhe kryediplomatin Srdan Darmanovic nëse ajo çfarë ka thënë Trump është pikërisht çfarë rusët kanë dashur të dëgjojnë.

” Ndoshta, kjo ishte një muzikë për veshët e tyre, por pavarësisht kësaj ne nuk po ndihemi më pak të sigurt” ka thënë ai.