CR7 e nis me karton të kuq debutimin në Champions League me Juventusin (Video)

Juventusi e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme kampanjën e re në Champions League.

Dhe krejt kjo për shkak të Cristiano Ronaldos. Sulmuesi portugez është përjashtuar nga loja në ”Mestalla”.

E gjithë kjo erdhi pas një ndërhyrje të rrezikshme të ish-anëtarit të Real Madridit në lojtarin kundërshtar.
Gjyqtari i ndeshjes, Felix Brych nuk hezitoi dhe vendosi karton të kuq menjëherë ndaj Ronaldos.

Përndryshe, ky është kartoni i parë i kuq për Ronaldon në karrierë në kuadër të Champions League.
Pas kësaj, Ronaldo e lëshoi fushën e lojës me lot në sy.