Dalin në ankand mbi një mijë shishe vere ”Romanée-Conti”

Mbi një mijë shishe të vreshtave bourguignon ”Romanée-Conti”, një nga më të kërkuarat në botë do të dalin të dielën në ankand në Gjenevë.

Ankandi do të organizohet nga kompania gjenoveze ”Baghera Wines” e specializuar për verërat.

Rreth 1 363 shishe, 158 shishe me volum të madh (që përmbajnë secila 1,5 litër) dhe 3 shishe gjigante (që përmban secila 3 litra) do të ekspozohen në daljen e parë në ankand në botë dedikuar kryesisht verërave të zonës.

Vreshta e ”Romanée-Conti”, në Bourgogne (qendër- lindje të Francës) është një nga më prestigjiozët dhe më të kërkuarat në botë. Më 13 tetor në Nju Jork ishte pikërisht një verë e prodhuar në 1945 nga kjo zonë që mban trofeun e shishes më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në ankand, me 558 000 dollarë (rreth 491 000 euro).

Vreshta shtrihet në një parcelë prej më pak se dy hektarë dhe prodhon aktualisht jo më shumë se 5.000 dhe 6.000 shishe në vit.