Dalin të tjera pamje! Autobusi i linjës Tiranë- Prishtinë i shkrumbuar nga flakët në ‘Rrugën e Kombit’

Të tjera pamje kanë dalë nga autobusi i linjës Tiranë- Prishtinë, i cili u përfshi nga flakët këtë pasdite në “Rrugën e Kombit”.

Express ka siguruar videon e mëposhtme, ku duket sesi flakët e kanë shkrumbuar plotësisht autobusin me pasagjerë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të Repsit në Rrugën e Kombit. Flakët janë pikasur nga shoferi i autobusit i cili ka ndaluar menjëherë mjetin në krah të rrugës. Paasagjerët që ndodheshin brenda kanë dalë me shpejtësi dhe fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar.

Ndërkohë autobusi dhe të gjitha sendet vetjake të pasagjerëvee janë shkrumbuar plotësisht. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësit. Dyshimet e para të hesuesve flasin për një shkëndijë të mundshme elektrike, e cila mund të ketë sjellë shpërthimin e flakëve. Si pasojë e kësaj ngjarje, trafiku në rrugë është rënduar ndjeshëm duke shkaktuar rradhë të gjata trafiku. Autobusi ishte nisur nga Tirana drejt Kosovës./Express