Dalon detaje të reja mbi shtetasin holandez…

Një i punësuar në një fidanishte në Tetovë e ka vra*rë pronarin duke qëlluar me gurë në kokë pas një zënke verbale dhe fizik, kumtoi Prokuroria Themelore Publike.

Prokurori publik kompetent për momentin po bën ekspertizë në vendin ku është vra*rë banori 60 vjeçar në fshatin Jançishtë të Tetovës.

Siç kumton PTHP sot në orën 13:30 një banorë 45 vjeçar i fshatit Jançishtë të Tetovës e ka privuar nga jeta punëdhënësin e tij shtetasin 60 vjeçar nga Mbretëria e Holandës.

“Ngjarja ka ndodhur në një fidanishte në fshatin Prelubishte pronë e tani të ndjerit. I dyshuari i punësuar në fidanishte fillimisht ka nisur zënkë fizike me punëdhënësin. Pastaj e ka goditur me gurë në kokë dhe i ka shkaktuar lëndime vde*kjeprurëse” thuhet në kumtesën e PTHP-së.

Prokurori Publik ka dhënë urdhra për sigurimin e gjurmëve dhe hetimin e mëtejshëm të tyre dhe urdhër për autopsi të personit të vde*kur, ndërsa janë marrë edhe video regjistrimet nga telefoni celular i dëshmitarit të ngjarjes. I dyshuari është privuar nga liria ndërsa hetimi në prokurori do të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë të rastit. .