Danimarka, kampion bote në hendboll

Përfaqësuesja e Danimarkës është kampion bote, pasi në finalen e zhvilluar në Herning, mundi kombëtaren e Norvegjisë me rezultat 31- 22. Danimarka largoi çdo dyshim rreth fitores duke krijuar 7 gola në fund të pjesës së parë dhe tezultatit 18-11 dhe për të siguruar titullin e parë e parë të botës në historikun e vet. Hansen me 7 gola ishte më efikas te Danimarka, ndërsa Joendal shënoi 8 gola për Norvegjinë. Ndërkohë kombëtarja e Francës arkëtoi medaljen e bronzit pasi që në sfidën për vendin e tretë mundën Gjermaninë me rezultat 26-25. Pjesa e parë u mbyll në të mirë të Gjermanisë pran rezultatit 13-9, ndërsa në vazhdim Franca diktoi tempo që të shënojë fitore në sekondat e fundit, falë realizimit të Nikolla Karabatiqit. Kentin Mae u dallua tek Franca me 7 gola nga 8 tentimet, ndërsa realizim të njëjtë kishte edhe Uve Gens’Hajmer.