DARDANËT, themeluesit e qytetit të Trojës, Romës, Londrës, Parisit, etj

DARDANËT, themeluesit e qytetit të Trojës, Romës, Londrës, Parisit, etj…Dardanët ishin fis Trojanë dhe Ilir. Stabonin thoshte se : “Dardania e Azise së Vogël është themeluar nga Dardani i Ilirisë”.[1] Në botën antike Dardanët e Ilirisë me kohë u quajtën se kishin të bënin me një fis me të njejtin emer që jetonte në Azinë e Vogël J-P.,dhe që emrin e të cilit e mori krahina e Dardanise nga rrjedh dhe sot emri i Dardaneleve.Shpërngulja e dardanëve nga Troja dhe vëndosja e tyrë në Romë pas luftes së Trojës është përjetësuar në Eniadën e Virgjilit, ndersa emigrimi i tyrë më tej, për në Britani është përjetësuar nga Geofrey of Manmonths, me “Historia e mbreteve Britanik”.[2]

“Gjithnjë sipas legjendave greke disa gjurme Dardanin e bëjnë herë Arkadas, pra Pellasg, herë Kratas e herë Etrusk, pra ku shikohet në krye të zanafilles së qytetrimeve më të njohura të botës antike, si dhe të qyterimit botërore…” [3] Sipas mitologjisë greke Dardani ishte bir i Zeusit dhe Elektres bijës së Atlasit dhe vella i Jazonit dhe i Harmonise. I detyruar të linte vëndlindjen e tij Arkadinë ai shkoj në Frigji (Azinë e Vogel imi K.M) ku vendos Trojën në brigjët e Skamandres. Ai konsiderohet si stergjysh i fiseve Dardane që jetonin në faqet e malit Ida.[4]“Sidoqofte, Dardanët si bijë të pellasgëve dhe me nje shtrirje teper të gjëre (nga Azia e Vogël, Greqia, Ballkani Qendror e deri në Itali ), nuk i gjejmë vetem tek mitologjia greke por dhe ajo e Romakeve…”[5]